• 10/06/2023

Pamjet kur efektivi i ndjerë Saimir Hoxha po digjte parcelën me kanabis

 Pamjet kur efektivi i ndjerë Saimir Hoxha po digjte parcelën me kanabis

Ky është momenti kur efektivi i ndjerë Saimir Hoxha dhe agjentët e tjerë të policisë po digjnin parcelën me 62 bimë narkotikë në zonën e Ishull Lezhës, përpara se punonjësi 44-vjeçar të qëllohej për vdekje nga Aldi Rama.

Në këto pamje të siguruara nga gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, personi me bluzën ngjyrë rozë është efektivi Saimir Hoxha.

Kjo është edhe parcela me bimë kanabis që patrulla e policisë kishte zbuluar dhe kishte djegur bimët narkotike.

Personat e tjerë që duken në foto janë punonjësit e policisë të veshur civilë gjatë aksionit anti-kanabis.

Pasi shkatërruan këtë parcelë, patrulla e agjentëve të policisë ndaluan një makinë të dyshimtë, brenda së cilës ishte edhe 21-vjeçari Aldi Rama.

Ky i fundit qëlloi me pistoletë nga brenda mjetit policin Saimir Hoxha, duke i shkaktuar vdekjen.

Të ngjashme