08/02/2023

Vendoset në pranga krimineli që masakroi macen në Tiranë.

Sipas policisë, ai është 58-vjeçari Vlash Marku, banues në fshatin Prush të Tiranës, i cili rezulton më parë i dënuar për vrasje.

Në videon e rëndë, burri shihet teksa përpiqet të mbysë macen me këmbë në fyt ndërsa një grua pret pranë tij me një qese të zezë në dorë. Për t’u siguruar që macja ka ngordhur, burri shtyp me këmbë, pa mëshirë, kokën e kafshës së gjorë që tashmë është pa jetë.

Video raportohet se është bërë në zonën e Astirit, në kryeqytet.

Për rastin në fjalë ka reaguar dhe policia, e cila ka njoftuar se 58-vjeçari është arrestuar

Autori rezulton i dënuar për vrasjen e një personi në vitin 2007. Dhe s’kishte si të ishte ndryshe për plehra të tilla.