15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Pakti i ri për sigurinë, Franca tërheq ambasadorët nga SHBA dhe Australia

Franca ka thënë se do të tërheqë ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi për konsultime, në shenjë proteste kundër një marrëveshjeje e cila përfshin edhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ministria e jashtme tha se “vendimi i jashtëzakonshëm” u justifikua nga serioziteti i paktit.

Si pjesë e marrëveshjes së njohur si Aukus, Australisë do t’i jepet teknologjia për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore.

Marrëveshja, e shpallur të mërkurën, shkatërroi një marrëveshje shumë miliardë Dollarëshe që Franca kishte nënshkruar me Australinë.

Ministri i Jashtëm francez e kishte përshkruar më herët paktin si një “goditje në shpinë”.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com