08/02/2023

I plagosur nga atentati në Papër të Elbasanit ka mbetur Nuredin Dumani.

Pamje të reja dalin nga aksioni i forcave RENEA në Fier. Efektivët e Policisë kanë prangosur një person me kapele në kokë, por për shkak të errësirës është e vështirë të shquhet nëse është Nuredin Dumani.

Edhe pse i prangosuri ka vështirësi për të hipur në furgonin e Policisë së Shtetit, me shumë gjasa për shkak të plagëve që ka marrë nga përplasja me armë zjarri sot në Papër të Elbasanit. Efektivët e mbajnë për krahu, ndërsa i arrestuari mezi ngjitet edhe pse distanca nga toka nuk është shumë e madhe.

Policia ndodhet në operacion dhe për kapjen e kundërshtarit të tij Talo Çela. Në operacion marrin pjesë edhe dronë.