Operacioni “FAST”, Gjykata e Elbasanit cakton masat e sigurisë për 14 të ndaluarit

Sot, më datë 17 tetor 2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal për 14 persona të ndaluar në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja znj. Megi Strakosha, pasi shqyrtoi çështjen në themel, vendosi si më poshtë:

Masa “Arrest në burg”, sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale, u caktua për 5 persona:

– S.M.

– A.K.

– M.S.

– E.Ç.

– E.D.

Masa “Arrest në shtëpi”, me afat 60-ditor, u caktua për shtetasin E.T., sipas nenit 237 të K.Pr.Penale.

Masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të K.Pr.Penale, u caktua për 8 persona:

– H.M.

– E.C.

– T.Z.

– B.M.

– B.H.

– J.M.

– A.D.

– (për E.T. në kuadër të një mase shtesë)

Afatet e paraqitjes së tyre në organet e policisë gjyqësore janë të ndryshme, nga një herë në muaj deri në dy herë në muaj, në përputhje me vendimin gjyqësor.

Për të miturin J.Z., gjykata vlerësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij, raporton për Klan News, gazetari Fatos Salliu.

Gjithashtu, u urdhërua lirimi i menjëhershëm i personave ndaj të cilëve nuk është caktuar masa “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”, nëse nuk mbahen për shkak të ndonjë procedimi tjetër penal.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Policia Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *