• 09/06/2023

OBSH: Së shpejti Europa “armëpushim” me Covid

 OBSH: Së shpejti Europa “armëpushim” me Covid

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge, u shpreh se kontinenti mund të hyjë se shpejti në një periudhë të gjatë qetësie nga pandemia e Covid-19. Kluge thotë se kjo periudhë me mbrojtje më të lartë nga vaksinat duhet parë si një “armëpushim” me virusin.

“Ne kontinentin Europian ekziston një mundësi reale për të kontrolluar transmetueshmërinë e virusit bazuar në 3 elementë: Ritmet e vaksinimit, fundi i stinës së dimrit dhe ashpërsia më e ulët e varianti Omicron”.

Kluge u kërkoi vendeve europiane të vijojnë me fushatat e tyre të vaksinimit dhe të shohin nga afër shifrat e infektimeve, pavarësisht deklaratës së tij. Ai mbetet optimist se Europa do të jetë në një pozicion më të mirë edhe nëse do të ketë variante më të transmetueshëm se Omicron.

Të ngjashme