8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Nusja vdes para dasmës nga Covid, refuzoi të merrte vaksinë për shkak të infertilitetit

Një 29-vjeçare që do të martohej, vdiq nga komplikimet e Covid-19 pasi ajo refuzoi të merrte vaksinën kundër virusit vdekjeprurës sepse mendonte se mund të ndikonte në pjellorinë e saj.

Samantha Wendell vdiq pasi u infektua me koronavirus. Familja u tha mediave se ajo ishte kundër vaksinimit pasi kolegët i kishin thënë se krijon probleme me fertilitetin

“Samantha, pavarësisht frikës, kishte planifikuar të merrte vaksinën. Por vetëm disa ditë para se të vaksinohej, ajo u infektua me Covid-19. Dezinformini e vranë atë”, u shprehën familjarët e Samantha.

Pas incidentit, familja e Samantës tani po u kërkon të gjithëve që të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur, sipas The Helthsite.

A mund të çojnë vaksinat në infertilitet?

Jo, sipas CDC vaksinat nuk çojnë në probleme të infertilitetit tek burrat ose gratë. “Aktualisht nuk ka asnjë provë që as vaksina Covid ose ndonjë vaksinë tjetër shkakton probleme të fertilitetit tek burrat ose gratë,” shkroi CDC në një deklaratë më herët. Në një studim të fundit, ekspertët gjithashtu deklaruan se vaksinat kundër COVID-19 janë të sigurta dhe efektive për gratë shtatzëna dhe ato që po planifikojnë të mbeten shtatzënë.

Për më tepër, për të frenuar mitin e përhapur në lidhje me infertilitetin për shkak të vaksinimit Covid-19, Ministria Indiane e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka prova shkencore që sugjerojnë infertilitet për shkak të vaksinave të koronavirusit.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com