Nuk tërhiqet Spartak Braho: Berisha kishte në plan të vriste dhe 4 të tjerë përveç Alibeajt (EMRAT)

Spartak Braho nuk tërhiqet nga deklaratat e tij se në protestën e thirrur nga Sali Berisha në datën 8 Janar, do të kishte politikanë të vrarë. Braho ka thënë në një studio televizive, se veç Enkelejd Alibeajt në listë ishin edhe 4 persona të tjerë, ku mes tyre zbuloi deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji.
Sipas Brahos kjo deklaratë qëndron pasi Alibeaj ditën e protestës u shoqërua nga Garda, ndërsa vrasjet u shmangën nga ndërhyrja e forcave policore.
“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për t’u trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë.
Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë”, tha Braho.
“Ajo protestë në strategjinë e Berishës duhej mbyllur me patjetër një apo dy viktima. Mjetet që u përdoren, koka e dashit, ishte tmerr, hunët, janë fiset gote që u sulën të organizuar kundër një kryqëzate në lindjen e mesme për të shpërndarë kristianzimin. Shkallë hunë, çekiçë, varre, mjete që krijojnë viktima e dhunë. Vajzat deputete atje të trembura në maksimum që qanin dhe ulërinin”, u shpreh Braho.