4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Nuk mjafton vetëm pushteti i talibanëve, ditë të zeza për berberët e Kabulit

Berberët e Kabulit janë të shqetësuar nga ardhja e talebanëve në pushtet, pasi nuk kanë kujtime të mira nga hera e fundit që ata kishin pushtetin.
Në periudhën 1996-2001, talebanët nuk lejonin që burrat të rruheshin ose të kishin modele flokësh si perëndimorët. Në atë kohë, shumë berberë u burgosën pasi i kishin qethur klientët e tyre si Leonardo DiCaprio në filmin “Titanic”.

Tani, berberët kanë frikë se mund të përsëritet ajo kohë.

“Nuk ka punë. Njerëzit kanë frikë të dalin nga shtëpitë, kështu që nuk kanë as pse qethen”, thotë Mohammad Amin Noori për Reuters.

Ky berber thotë se fitonte 40 euro në ditë, ndërkohë që në 10 ditët e fundit ka fituar vetëm 4 euro në ditë.

“Qiranë e kam 400 euro, kështu që bëjini vetë llogaritë. Situata është shumë e keqe”, shtoi berberi.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com