01/02/2023

Trajneri i Napolit, Luciano Spalleti, ishte një prej protagonistëve të fitores së skuadrës së tij 5-1 kundër Juventusit të premten në mbrëmje, por ai vazhdoi të tërhiqte vëmendjen edhe pas rënies së bilbilit final, kur ndoqi këmba-këmbës kolegun Massimiliano Allegri deri sa i dha dorën.

Menjëherë pas fundit të takimit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Allegri u pa të ikte me nxitim për në dhomat e zhveshjes, por Spalleti e kërkoi me sy dhe e ndoqi për disa metra deri sa më në fund i shtrëngoi dorën.

Me këtë fitore, Napoli konsolidoi vendin e parë në renditjen e Serie A, ndërsa Juventus u ndal pas një serie të gjatë fitoresh, që e kishin rifutur në garën për titull.