Nuk ka mësues në shkollë, Alesia e vetmja nxënëse e fshatit Boshanj, 20 kilometra larg qytetit të Ersekës

KORCE
Alesia është e vetmja nxenëse e fshatit Boshanj, 20 kilometra larg qytetit të Ersekës, ku jetojnë 25 familje. Vogëlushja që do duhej të niste sivjet klasën e katërt, që nga dita e parë me çantën në krahë shkon çdo ditë në shkollës, por merr rrugën e kthimit shumë shpejt, pasi aty nuk e pret asnjë mësues. Alesia ka shumë dëshirë të mësojë, por me gjithë këmbënguljen dhe shpresën e saj, kjo dëshirë nuk bëhet realitet sepse shkolla është veçse një godinë e braktisur.
Një fshat 20 km larg qytetit, Boshanji nuk është aspak i pëlqyer për mësuesit, të cilët nuk pranojnë të shkojnë të punojnë aty. Por perveç mungesës se mësuesve, edhe godina e shkollës së fshatit Boshanj është totalisht e rrënuar. Prej 4 vitesh ajo është lënë në kushte skandaloze jashtë cdo standardi.

60 nxënës kane mësuar dikur në fshatin Boshanj por me kalimin e viteve numri i tyre u ul për shkak të largimit të familjeve nga ky fshat dhe numri i nxënësve u reduktua në një të vetëm, asnjë mësues dhe shkollë me kushte skandaloze.