Nuk i interesojnë komentet negative! Ilir Shaqiri takohet pas shumë kohësh me të bijën, e puth sërish në…

 Nuk i interesojnë komentet negative! Ilir Shaqiri takohet pas shumë kohësh me të bijën, e puth sërish në…

Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri, u komentua shumë kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi puthi në buzë vajzën e tij kur ajo e surprizoi atë.

Në rrjetet sociale shpërthyen komentet se si babai mund të puthte në buzë të bijën, edhe pse takimi i tyre ishte shumë emocionues. Por duket se balerinit të njohur nuk i interesojnë aspak komentet e tilla.

Iliri ka udhëtuar sot drejt Italisë për t’u bashkuar pas disa muajsh me bashkëshorten dhe të bijën. Ai ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një video ku shfaqet në makinë me Emily-n, në momente shumë të ëmbla babë e bijë. E aty nuk mungojnë as puthjet në buzë.

E siç ndodhi në takimin e tyre brenda në shtëpinë e BB VIP, edhe tani kjo video shkaktoi mjaft polemika në rrjet ku ndjekësit u ndanë në dy grupe. Nga njëra anë kritikët që kanë nxituar ta quajnë ‘të papërshtatshme’, ‘të gabuar’ dhe ‘të çuditshme’ dhe të tjerë që e shohin si një formë shfaqjeje dashurie atërore të këndshme.

“Po ku ka si përqafimi e puthja e fëmijës o njerëz që çdo gjë ju duket e keqe?”-shkruan dikush.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilir Shaqiri (@ilir_shaqiri)

Të ngjashme