8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Nuk fitoi mandatin e deputetit, Ervin Bushati emërohet drejtori i Postës Shqiptare

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, pasi nuk arriti që të hynte në Kuvend, ka marrë një post të rëndësishëm në administratë.

Bushati ka konfirmuar për Klan News se sot i është besuar drejtimi i Postës Shqiptare, pasi ish-drejtori i këtij institucioni ka dhënë dorëheqjen.

Ervin Bushati në zgjedhjet e 25 Prillit kandidoi nën siglën e PS, por arriti që të merrte mjaftueshëm vota për të thyer herësin dhe të merre mandatin e deputetit.

Kujtojmë se Posta Shqiptare se fundmi është drejtuar nga Laert Duraj, i cili tashmë është zgjedhur deputet nën siglën e PS për qarkun e Gjirokastrës.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com