5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

“Nuk është mirë nga ana psikike”/ Kokalari i përgjigjet kushëririt: E kam bllokuar në mediat sociale, ja çfarë më shkruante…

Evi Kokalari, është bërë sërish kryefjalë e mediave pas një reagimi në rrjetet sociale.

Në një reagim në Facebook, Kokalari ka komentuar sjelljen e aktivistit Geri Kokalarit.

Mbështetësja e Berishës shkruan se ai është një person jo në gjendje të mirë psikike. Ndërsa ka bërë publik edhe mesazhin që ai i ka shkuar pak javë më parë.

Evi Kokalai shkruan se prej disa javësh e ka bllokuar, qoftë në e-mail, qoftë në social media.

Reagim i plotë i Evi Kokalarit:

Më vjen keq që shoh portale që akoma i japin platform një njëriu që nuk është aspak mirë psiqikisht dhe këtu e kam fjalën për Garin.

Vetëm disa javë më parë, ky individi më shkruante:

“…It’s just too bad that he (your father), didn’t die before you ëere born so ëe could be spared your verbal diarrhea and idiocy.”

Nëse keni nevojë për përkthim, këtij i vjen keq që im’atë nuk vdiq përpara se të vija unë në jetë. Kaq besoj mjafton që të kuptoni gjëndjen e tij psikologjike.

Personalisht kam javë që e kam bllokuar, qoftë në e-mail, qoftë në social media, por më vjen keq që shoh se ka akoma portale kaq të dëshpëruara për lajm, që as nuk e marrin parasysh fare faktorin psikologjik të kontribuesit.

Kujtojmë se Evi Kokalari ka dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ka marrë pjesë në disa prej Foltoreve të tij.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com