“Nuk e kisha imagjinuar kurrë”, portieri i Kombëtares arrin një rekord personal kundër Sampdorias, Kastrati: Krenar dhe i lumtur!

 “Nuk e kisha imagjinuar kurrë”, portieri i Kombëtares arrin një rekord personal kundër Sampdorias, Kastrati: Krenar dhe i lumtur!

Elhan Kastrati vazhdon të jetë një protagonist me skuadrën e Çitadelas në kampionatin italian. Portieri që ishte së fundmi në grumbullim me Kombëtaren kuqezi, është rikthyer në skuadër dhe ka nisur përgatitjet për ndeshjen e kampionatit ndaj Sampdorias.

Kastrati do të ketë ndeshjen e tij të 100 me fanellën e Çitadelas dhe për herë të parë në karrierën e tij, ai do të arrijë këtë shifër me një skuadër.

100 paraqitjet me fanellën e Çitadelas? Jam krenar dhe shumë i lumtur që kam arritur këtë moment historik, i pari që kam arritur me një klub, do të thotë që Çitadela më ka ofruar mundësinë për të treguar aftësitë e mia në një turne të rëndësishëm.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Tre vjet më parë kur erdha nga Trapani nuk do ta imagjinoja kurrë të arrija në 100 paraqitje, ndër të tjera nuk isha i sigurt as për vendin, të cilin dalëngadalë e fitova në sytë e trajnerit”, shprehet Kastrati për mediat italiane.

tiranaweb.al


Të ngjashme