Nuk do ta besoni se çfarë ndodhet brenda këtij furgoni

Themeluesi i “Van Life Builds”, Wayne është bërë viral në rrjetet sociale pasi postoi një video ku i prezantonte 434 mijë ndjekësve furgonin e tij, i cili në pamje të parë duket tejet i zakonshëm.

Në videon e cila tashmë numëron mbi 40 milionë klikime, dera rrëshqitëse e furgonit hapet për të treguar një shtëpi të tërë luksoze brenda saj. E shtruar me parket, me një kuzhinë të rehatshme të kompletuar, një dhomë gjumi ku ndodhet një shtrat i madh dhe i butë i cili është tërësisht jashtë parashikimeve se furgoni është thjesht për të transportuar gjëra. Në të vërtetë, është një shtëpi lëvizëse.

E projektuar fillimisht si një studio regjistrimi, brenda nka një hapësirë të posaçme me pajisjet e duhura. Në pjesën e jashtme dhe të pasme të furgonit, ndodhen dy krevate që varen nga disa hekura në çati.

Wayne ka marrë lëvdata të pafundme për punën e tij me furgonin duke fituar edhe simpatinë e komunitetit të tij virtual.