08/02/2023

Në lidhje me deklaratën e Kremlinit se Putin po mendon që të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Në reagimin zyrtar përmes faqes zyrtare në Facebook, Meta ka dënuar njohjen e Rusisë të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.

“Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut. Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës!  Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, ka shkruar në Facebook Ilir Meta.