15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Njihuni me njeriun që fle 30 minuta në 24 orë për 12 vitet e fundit dhe është plotësisht i shëndetshëm

Një burrë pretendon se i ka kaluar 12 vitet e fundit duke bërë vetëm 30 minuta gjumë në ditë dhe thotë se nuk ndjen fare lodhje.

Daisuke Hori, nga Japonia, uli orarin e tij të përditshëm të gjumit nga tetë orë në 30 minuta dhe tregon me bindje se nuk ndjen asnjë efekt anësor.

Hori, 36 vjeç, është kryetar i “Shoqatës Japoneze të fjetjes me orar të shkurtër” dhe u mëson teknikat e tij qindra njerëzve të tjerëve me shpresën që do adoptojnë stilin e tij të jetës, sipas Daily Star.

Eksperti i gjumit me orar të shkurtër ka folur edhe nëpër emisione të ndryshme për orarin e tij të gjumit. Hori tha se ai gjithmonë mendonte se 16 orë nuk ishin të mjaftueshme për të arritur gjithçka që donte të bënte në një ditë, kështu që ngadalë filloi të eksperimentonte me mënyra për të ulur rutinën e tij të gjumit.

Brenda disa viteve ai ishte në gjendje të ulte orarin e gjumit në 30 minuta dhe tregon se është i shëndetshëm dhe shumë energjik.

Për të dëshmuar arritjen e tij të pabesueshme, ai lejoi një ekip televiziv në shtëpinë e tij për tre ditë për të dokumentuar stilin e tij të jetës unike, raporton Oddity Central. Ai ia doli vërtet që të flinte vetëm 30 minuta, zgjohej në orën 8 të mëngjesit dhe e mbushte ditën e tij me palestër, lexim dhe shkrim.

Pavarësisht shfaqjes televizive, shumë njerëz mbeten skeptikë ndaj pretendimeve të Horit dhe e kanë të vështirë të besojnë se ai mund të flinte vetëm 30 minuta në ditë për 12 vitet e fundit.

Mjekët sugjerojnë që ju duhet të bëni rreth gjashtë deri në nëntë orë gjumë çdo natë dhe sigurohuni që t’i përmbaheni një rutine të rregullt. Në mungesën e gjumit të mjaftueshëm, ata thonë se balanca juaj emocionale, pesha, kujtesa dhe energjia do të ndikojnë negativisht tek ju.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com