20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Një person tenton të hidhet nga pallati në Tiranë. Si u shmang tragjedia

Një 57 vjeçar ka tentuar të kryejë vetëvrasje mëngjesin e sotëm në Tiranë, por fatmirësisht është shpëtuar.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Spiro Çipi”. Gjatë kontrollit rutinë të territorit në Njësinë Bashkiake nr.4, efektivët e Policisë Bashkiake konstatuan një person në gjendje të rënduar psikologjike po tentonte të hidhej nga ballkoni i banesës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë u bë i mundur neutralizimi i tij.

Më pas, Policia Bashkiake ka njoftuar ambulancën dhe kolegët e tyre të policisë së shtetit për veprimet e mëtejshme.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com