• 31/03/2023

Nisin punimet për tunelin e Llogarasë, Rama i pranishëm në shpërthimin e parë

 Nisin punimet për tunelin e Llogarasë, Rama i pranishëm në shpërthimin e parë

Ka nisur këtë të diel puna për tunelin e Llogarasë. Në kantier ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh se ky projekt tashmë është një ëndërr e realizuar. Po ashtu, kreu i qeverisë shtoi ndër të tjera se kompania që do të ndërtojë tunelin është ndër më prestigjiozet.

Rama shprehu besimin se tuneli mund të përfundojë pak më shpejt se afati i përcaktuar. Po ashtu kreu i qeverisë kishte zgjedhur një simbolikë për nisjen e punimeve duke qenë se bëhet fjalë për tunel dhe duhet të ketë shpërthim për të çarë malin.

Për këtë, Rama kishte menduar që butonin mos ta shtypte vetë ai, por një vajzë, që sipas kryeministrit simbolizon të gjithë rrugëtimin deri në këtë pikë.

 

Të ngjashme