15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Nis zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Jo edhe aq lehtë ka kaluar procesi i largimit të Njësisë Speciale të Kosovës dhe protestuesve bashkë me kamionët që kishin barrikaduar rrugët që të dërgojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Brnjak.

Pas 13 ditësh bllokadë, makinat e KFOR-it ishin të parat që u futën në rrugën që të dërgon në Jarinjë, pasi protestuesit serb qysh në orët e hershme të mëngjesit kanë liruar njërën korsi të rrugës për të hyrë KFOR-i në këtë pjesë.

Pasi njësitet e KFOR-it u vendosën afër këtyre dy pikave kufitare një problem tjetër lindi rrugës pasi protestuesit refuzonin të largoheshin pa u larguar Njësia Speciale derisa kjo e fundit thoshte se ka marrë urdhër që të mos largohen nga aty pa u liruar tërësisht rruga dhe pa u larguar protestuesit.

Pas rreth dy orësh nisi edhe largimi i kamionëve nga korsia e dytë pas tyre edhe Njësia Speciale. Gjithçka shikoi në rregull në Brnjak, por jo edhe në Jarinjë ku protestuesit serbë refuzuan të largonin kamionin në të cilin shkruhej “Mirësevini në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Kjo bëri që Njësia Speciale të kthehej sërish në vendin ku kishte qëndruar për 13 ditë duke kërkuar që të largohej edhe kamioni i fundit nga aty. Pas më shumë se gjysmë ore, protestuesit serb u dorëzuan dhe larguan kamionin nga aty.

Njësia Speciale u largua nga veriu për të lënë KFOR-in që të vëzhgojë situatën për dy javë radhazi siç edhe janë marrë vesh palët në Bruksel.

Gjithashtu me marrëveshjen e Brukselit nga e hëna më nuk do ketë nevojë për tu pajisur me targa prova për qytetarët e Kosovës që futen në Serbi dhe anasjelltas.

Sipas marrëveshjes së Brukselit në tabela do të vendosen tiketa ngjitëse për të mbuluar simbolet shtetërore  derisa pritet krijimi i grupeve punuese nga të dyja vendet që do të tenë takimin e parë më 21 Tetor në Bruksel. Ata do të kenë 6 muaj afat për të gjetur një zgjidhje afatgjate për çështjen e targave.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com