4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Nis punimet Kuvendi i ri, Basha shmang përballjen me Berishën

30 minuta ka zgjatur seanca e parë e legjislaturës së X të Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Pas 2 vitesh mungesë, opozita ka hyrë në Kuvend, por në një mënyrë të pazakontë. Për herë të parë në 30 vite, Berisha nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Lulzim Basha njoftoi mbrëmjen e së enjtes përjashtimin e tij nga grupi i PD për shkak të vendimit “non grata” të DASH.

Pas vendimit të Bashës të cilin e konsideron nul, Sali Berisha shkoi në Parlament por duke shmangur një përballje me kryedemokratin. Ky i fundit zgjodhi rrugë tjetër për të shkuar në Parlament nga selia e PD, duke kaluar përmes kalasë së Tiranës.

Duke folur jashtë Parlamentit, Sali Berisha e akuzoi Bashën për marrëveshje të fshehtë me Edi Ramën dhe tha se ai mund të hyjë në selinë e PD sa herë të ketë dëshirë.

Ndërkohë, për t’u rikthyer në punimet e Kuvendit, sipas rregullores së Parlamentit, seanca u hap nga Luljeta Bozo e PS, si deputetja më e vjetër në moshë.

Bozo lexoi emrat e të gjithë deputetëve të rinj që hyjnë në Parlament, sikurse e parashikon protokolli.

Populli na ka zgjedhur me votën e tij,por sot është detyra jonë të punojmë të gjithë njësoj pa dallime partiake. Paçim punë të mbarë të gjithë, të majtë e të djathtë sepse të gjithë punojmë për të mirën e vendit tonë”, u shpreh Luljeta Bozo duke shënuar nisjen e seancës plenare.

Seanca nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 10:30. Në respektim të rregullave anti-Covid, deputetëve iu mat temperature në hyrje të Kuvendit dhe ishin të pajisur me maskë. Parlamenti do të mblidhet sërish në orën 17:00 të së premtes për t’u bërë votëbesimi i deputetëve.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com