5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Nikoll Lesi shpall Ramën “Politikani i Vitit”, motivacioni: Ka zhdërvjelltësi të paparë dhe të mbyt me mjaltin e qeverisë, e bëri PD-në “lesh arapi”

Nikollë Lesi e ka shpallur kryeministrin Edi Rama si “Politikani i Vitit” në një sondazh online që ka bërë në gazetën e tij.

Lesi thotë se Rama ka një zhdërvjelltësi të paparë dhe që ka përçarë Partinë Demokratike.

Në motivacion, “Koha Jonë” ndër të tjera shkruan:

“Edi Rama me një zhdërvjelltësi të paparë mikloi Lulzim Bashën dhe e nxori nga çadra në maj 2017 dhe i dha ca qoka pushteti, duke e mbytur me “mjaltin” e qeverisë. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 përdori çdo mjet regjimi dhe ia mori prapë për të tretën herë pushtetin PD-së, një parti pa lider që tashmë është kthyer në “lesh arapi”, nënvizohet në motivacionin e kësaj shpallje.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com