• 10/06/2023

Ngushtohet laku: Prangoset “krahu i djathtë” i Elvis Hajdërlli, bie në rrjetën e drejtësisë greke

 Ngushtohet laku: Prangoset “krahu i djathtë” i Elvis Hajdërlli, bie në rrjetën e drejtësisë greke

Thellohen problemet me drejtësinë greke të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Elvis Hajdërlliut, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Devollit.

Së fundmi, autoritetet fqinje kanë vendosur nën pranga kunatin e tij, Jorgo Dushku, i konsideruar si “krahu i tij” i djathtë dhe një prej njerëzve më të besuar.

Shteti grek është duke bërë të gjitha verifikimet e nevojshme për dyshimet dhe akuzat e forta që ka ngritur lidhur me prodhimin dhe shitjen e dokumenteve të falsifikuara.

Ashtu si Hajdërlli, edhe Sofa njihet me një sërë emrash të cilat i ka përdorur për të pastruar kartelat e tij penale.

Drejtësia fqinje e njeh me emrat: Jorgo Dukshu si dhe emrat e tjerë Fatri Medet Sofia Dushku.

Pas kësaj ngjarje, Hajdërlli ka fshirë menjëhere nga rrjetet e tij sociale të gjitha fotografitë dhe postimet privatë e personale duke lënë veç disa momente nga ceremonia e tij martesore në mënyrë që mos gjenden imazhe të të dyve.

Telashet me drejtësinë greke janë përmendur edhe nga vetë Hajdërlli në formularin e detyrueshëm të dekriminalizimit për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Ai ka konfirmuar me firmë se në të shkuarën është kapur dhe ndëshkuar nga shteti helen si falsifikator.

Mesa duket, dosja penale ndaj tij dhe bashkëpuntorëve më të ngushtë është më e thellë.

Sakaq, pritet se çfarë gjetjesh të tjera ka bërë grupi hetimor që është ngritur për këtë çështje.

Hajdërlli garon më 14 maj nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i mbështetur nga ish kryebashkiaku Bledion Nallbati.

Të ngjashme