8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Ngjarje tragjike në Divjakë! Burri vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të shtunë në fshatin Babunjë të Divjakës. Për shkaqe që ende nuk dihen, Hekuran Rrasa58 vjeç, vrau me armë zjarri gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe. Më pas 58-vjeçari i dha fund jetës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e bashkëshortëve. Burime zyrtare të policisë thonë se krimin Hekuran Rrasa e kreu me armë gjahu, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.

Rrethanat e këtij krimi të dyfishtë nuk dihen ende. Dyshimet e para janë që gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta. Mësohet se ka qenë djali i viktimave, i cili ka vrapuar drejt shtëpisë pasi ka dëgjuar të shtënat.

Burime nga policia për Klan News thonë se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë konflikt që të jetë raportuar mes bashkëshortëve, të paktën deri në deklaratat e mbledhura deri më tani. Po ashtu as nga 45-vjeçarja nuk rezulton asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për Fëllënxa Rrasën.

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Policia në një njoftim paraprak për mediat.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com