4.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Nga sot Shqipëria nis mandatin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Nga sot, Shqipëria nis zyrtarisht mandatin e saj 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit. Në një mesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë ditën e parë të vitit të ri, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Shqipëria do të kontribuojë në adresimin e çështjeve më të nxehta të sigurisë në botë. Ajo u shpreh se vendi ynë do ta përdorë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës.

“Kosova ka qenë, është e do të jetë një kauzë e shenjtë për Shqipërinë”, tha Xhaçka në videomesazhin e saj, kur ndër të tjera u uron qytetarëve shqiptarë Vitin e Ri 2022.

Vendi ynë nuk ka qenë kurrë më parë pjesë e këtij këshilli ndërsa votimi për përfshirjen në organizmin e lartë të Kombeve të Bashkuara u votua në unanimitet të plotë nga anëtarët e kësaj organizate që në muajin Qershor.

Këshilli i Sigurimit ka 10 vende për anëtarët e përkohshëm, por dominohet nga pesë anëtarët e tij të përhershëm si Rusia, Kina, SHBA, Britania dhe Franca, të cilët kanë edhe të drejtën e vetos.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com