Nga Shqipëria te…Shqipëria, fati i Santos i lidhur me kuqezinjtë. Ngritja dhe rënia e një miti

 Nga Shqipëria te…Shqipëria, fati i Santos i lidhur me kuqezinjtë. Ngritja dhe rënia e një miti

Nga Shqipëria te Shqipëria. Karriera e Fernardo Santos ka një lidhje të fortë me kuqezinjtë, ironi fati apo jo, fakt është që ishte Shqipëria që e uli në stolin e Portugalisë, aty ku mori fame, është sërish Shqipëria që praktikisht e nxjerr në pension. Në 2016, ai gol historik i Bekim Balaj bëri që Portugalia të shkarkonte trajnerin Paulo Benato, në stol u ul pikërisht Santos, pjesa tjetër më pas është histori teksa arriti të fitojë Evropianin, suksesi i tij më i madh në karrierë. Shtatë vite më pas, këtë herë Shqipëria bëhet shkas për keq pasi humbja përballë kuqezinjve rezultoi fatale.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Tashmë është zyrtare: Federata Polake e Futbollit shkarkoi Fernando Santos. Tekniku portugez drejtoi Poloninë në 6 ndeshje, 3 fitore 3 humbje, por disfata përballë Shqipërisë në “Air Albania” nuk u përtyp dot nga stafi drejtues: “Falënderojmë trajnerin Santos për punën e bërë me përfaqësuesen tonë, i urojmë fat në sfidat e tij të radhës”, lexohet ndër të tjera në komunikatën e Federatës Polake.

()

tiranaweb.al


Të ngjashme