5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Nga një i papunë, në personazhin më te famshëm të TikTok. Kush është Khaby Lame!

Shumë pak nga ne mund ta njohim këtë djalë me emër, por pothuajse të gjithë përdoruesit e përditshëm te TikTok janë të familjarizuar me fytyren e tij. Khaby Lame është djali që publikon reagimet e tij mbi produkte ose teknika të çuditshme të përdorura, pa thënë asnjë fjalë të vetme. Për vetëm pak muaj Khaby u bë nje nga personazhet më te famshëm të internetit.

Po kush është djali I famshëm I TikTok?

Khaby Lame ka lindur në 9 Mars 2000 në Senegal. Kur ai ishte vetëm 1 vjeç familja e tij u shpërngul për në Itali, ku ju është dhënë një banesë sociale.Pasi u diplomua filloi punë në një kompani që merrej me prodhimin e pajisjeve dixhitale. Ka pasur një jetë gjithmonë të qetë deri në momentin kur u pushua nga puna në Mars të 2020.

Në vend që të gjente një punë tjetër ai kërkoi të kthehej sërish tek familja e tij dhe vendosi të merrej vetëm me TikTok.Në filimet e tij, ajo çfarë ai postonte në rrjetet sociale nuk kishte aspak ndryshim nga ajo çfarë pjesa më e madhe e blogereve bejnë. Në videot e tij ai fliste gjithmonë në gjuhën italiane me titra. Si fillim i xhironte videot e tij në dhomën e tij, të cilën e ndan akoma me vëllain. Në dhomë mban të varur flamurin e Senengalit dhe një shall nga skuadra e tij e preferuar, Juventus F.C.

Në fillim te prillit të këtij viti Khaby kishte vetëm 2 milion subscribers. Por numrat për të sa vijnë e rriten. Sot ai ka 98,100,000 ndjekës. Ai ka më shumë ndjekës se aktori I famshëm will Smith. Fama  e tij nuk ka ngelur vetëm në TikTok, por gjithashtu edhe në rrjete të tjera sociale si Instagram ku numëron më shumë se 32.9 milion ndjekës.Khaby Lame fiton goxha para në internet, por akoma nuk është e mjaftueshme për të bërë ëndrrën ë tij realitet, të blejë një shtëpi për mamanë e tij.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com