“Falënderoj Zotin çdo ditë që të solli në jetën time dhe të dua shumë Bukuroshe”.
Kështu shkruante 26-vjeçari Klinton Pira në Facebook, teksa postonte foto me 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah nga Gana.
Ai e vrau me thikë ditën e sotme shtetasen ganeze duke e qëlluar disa herë më thikë, ndërsa Pira është hedhur nga kati i 8-të duke vdekur në vend.
Po sipas dëshmive të banorëve aty pranë, mësohet se çifti është zënë për disa minuta dhe më pas gjendja ka precipituar deri në plagosje e rëndë me thikë. Po ashtu, banorët bëjnë me dije se çifti kishte disa kohë që kishin nisur zënkat me njëri-tjetrin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur afër shkollës “Pjetër Budi”, pranë Gjykatës së Tiranës, te ish-Ekspozita.