01/02/2023

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania” dhe këngëtarja e njohur Xheisara është komentuar gjithnjë lidhur me jetën e saj personale, kryesisht për aludimet se këngëtarja është e martuar.

Së fundmi, e ftuar në një intervistë në “ABC-në e Mëngjesit”, ajo ka sqaruar deklaratat e saj për këto thashetheme.

“Unë nuk është se bëj batuta, thjesht qesh me veten. Se në bazë të gjërave që dëgjoj për vete si psh thashethemi i martesës… në fund të ditës po, u martova. Çfare problemi ka? Nuk duhet të ndërhyjë dikush te kjo. Zgjohem në mëngjes, dal të pijë kafe, komshia më parë pyet për burrin sesa për mua. Këto janë batuta që i lëshojë herë pas herë në bazë të gjërave që dëgjoj. Një ndër gjërat që dëgjova ishte dhe puna e letrave. Bëj autoironi me veten për gjërat e mia personale që dua të jetën private.”- ka thënë ajo.

Xheisara ka komentuar gjithashtu edhe disa nga dinamikat e shtëpisë së “Big Brother VIP”, siç ka qenë edhe situata mes Donaldit dhe Borës apo Beatrix.

“Aty brenda çdo gjë ndodh. Siç besoj te puthja me Borën që nuk ka qenë lojë, ashtu besoj se dhe puthja Trix-Donald nuk ka qenë lojë. Ka qenë ndoshta një moment që janë ndjerë mirë dhe nuk kanë menduar se çfarë po ndodh jashtë. Unë i mirëkuptoj sepse me dy javë u afeksionova dhe të kisha një super yll aty brenda.” – shprehu këngëtarja.