26/01/2023

Në “Goca dhe Gra”, Arbër Hajdari nuk ka hezituar të flasë për jetën e tij private dhe për historinë e dashurisë me Vlera Devollin. Hajdari ka treguar se si janë njohur për herë të parë, diskutimet për jetesën mes Tiranës dhe Prishtinës si dhe mbështetjes që Vlera i dha për tu bërë pjesë e Big Brother VIP.

Arbër Hajdari: Vlera është e fejuara ime prej disa muajsh. Kemi afërsisht 4 vjet që kemi lidhje. Ajo është shqiptare e Kosovës dhe gjatë gjithë kësaj kohe, akoma nuk kemi lëvizur bashkë. Jemi njohur në Prishtinë rastësisht sepse kishte shprehur dëshirën për të suportuar Fundjavën, nuk kishte shumë informacion. As unë nuk e dija se kush ishte. Ajo donte ta njihja për atë që është dhe jo për familjen e saj. Kam raport të veçantë se më kanë trajtuar si djalin e vet dhe jo si dhëndrin e shtëpisë. Këtë periudhë ka ardhur ajo shumë shpesh.

Nuk mungoi një mesazh që ia dha nga studio e “Goca dhe Gra”, duke i thënë: “Je treguar e gatshme të vish në Tiranë dhe t’i japësh lidhjes tonë një dimension tjetër, të dua shumë.”

Pyetje: Kur të vendosni të jetoni bashkë, ku do të jetoni?

Arbër Hajdari: Kemi pasur diskutime dhe kemi rënë dakord që Tirana është më e mirë për mua, për Vlerën dhe familjet tona. Vlera është një vajzë shumë e fortë dhe këtë e përcjell dhe përmes sjelljes së saj. Është një vajzë shumë e fortë dhe shumë punëtore. Ka një problem si unë që është e drejtpërdrejtë. Edhe nëse nuk është në interesat e saj, atë që ka për të thënë e thotë.

U bë kohë që nuk kemi debate. Diskutimet i kemi më shumë prej punës time. Ajo më nxiti që të marr pjesë. Më ka mbështetur. Ka qenë team Iliri.