• 31/03/2023

Në sallë deputetë dhe VIP-a, mbahet seanca për të arrestuarit e protestës tek PD

 Në sallë deputetë dhe VIP-a, mbahet seanca për të arrestuarit e protestës tek PD

Rreth orës 10:00 të kësaj të mërkure ka nisur seanca për masat e sigurisë për 34 personat e arrestuar në lidhje me protestën e 8 Janarit në selinë e Partisë Demokratike. Prokuroria ka ngritur disa akuza për të arrestuarit: “Shkatërrim prone”, “Prishje e qetësisë publike”, “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe armëve të ftohta”.

Prokuroria e Tiranë i kërkon gjykatës që 29 prej personave të vënë në pranga të hetohen në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” dhe për 5 të tjerë në “arrest shtëpie”.

Për shkak të numrit të madh të të arrestuarve pritet që seanca të zgjasë disa orë dhe për këtë arsye ata do të dalin para gjykatës në dy grupe. Për momentin, në kafazin e të pandehurve është paraqitur grupi i parë prej 23 personash.

Ndër ta është edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, ose siç njihet me emrin e artit Stresi. Futja e tij në sallën e gjyqit ka tërhequr vëmendjen e mediave, pasi reperi ka ngritur dy gishtat lart ndërsa është shfaqur gjatë gjithë kohës i buzëqeshur.

Në sallën e gjyqit ndodhen edhe disa deputetë të cilët kanë shkuar atje  për të ndjekur seancën. Bëhet fjalë për Oerd Bylykbashin, Albana Vokshin, Klevis Balliun e Çlirim Gjatën.

Më poshtë, lista e personave të arrestuar dhe se çfarë mase kërkon prokuroria për ta:

1. Shaban Halili, detyrim paraqitje

2. Gentjan Lamnica, detyrim paraqitje

3. Agron Gjura, detyrim paraqitje

4. Xhevahir Georgiev, arrest në shtëpi

5. Alban Zaimi, detyrim paraqitje

6. Arkimed Lushaj, detyrim paraqitje

7. Hajredin Gjura, arrest në shtëpi

8. Denis Luku, arrest në shtëpi

9. Valdrin Dervishaj, detyrim paraqitje

10. Arben Dervishaj, detyrim paraqitje

11. Orges Dervishaj, detyrim paraqitje

12. Qëndrim Dervishaj, detyrim paraqitje

13. Arben Dervishaj, detyrim paraqitje

14 Selman Krasniqi, arrest në shtëpi

15. Albano Stolaj detyrim paraqitje

16. Ber Begeja, detyrim paraqitje

17. Dyleman Marku, arrest në shtëpi

18. Emiliano Çekini, detyrim paraqitje

19. Gjon Pepaj, detyrim paraqitje

20. Klavdo Çekini, detyrim paraqitje

21. Armando Çardaku, detyrim paraqitje

22. Agustin Pali, detyrim paraqitje

23. Oltion Zenelaj, detyrim paraqitje

24. Albi Peti, detyrim paraqitje

25. Arian Mezini, detyrim paraqitje

26. Stivi Luku, detyrim paraqitje

27. Orian Meta, detyrim paraqitje

28. Sokol Ndreu detyrim paraqitje

29. Vendim Demaj, detyrim paraqitje

30. Agim Deda, detyrim paraqitje

31. Ardian Myrto, detyrim paraqitje

32. Ylli Gosturani, detyrim paraqitje

33. Armando Alldervishi detyrim paraqitje

34. Mirash Rrathtori,detyrim paraqitje

Të ngjashme