• 29/03/2023

Në kërkim prej 30 vitesh, arrestohet bosi i mafies siçiliane Matteo Messina Denaro

 Në kërkim prej 30 vitesh, arrestohet bosi i mafies siçiliane Matteo Messina Denaro

Bosi i mafies siciliane, Matteo Messina Denaro është arrestuar pas 30 vitesh në kërkim.

“ANSA” raporton se hetimi që çoi në arrestimin e bosit mafioz u koordinua nga prokurori i Palermos, Maurizio de Lucia dhe zëvendësprokurori Paolo Guido.

Matteo Messina Denaro ra në prangat e Policisë në momentin që ishte brenda klinikës private La Maddalena në Palermo ku do i nënshtrohej terapisë.

Matteo Messina Denaro kishte qenë në arrati që nga vera e vitit 1993.

“Do të dëgjoni për mua”, i shkruante ai në letër të dashurës së tij në atë kohë, Angela duke lënë të kuptohet se ishte i vetëdijshëm që menjëherë pas kësaj emri i tij do të lidhej me gjakderdhje të madhe.

Qindra oficerë të zbatimit të ligjit janë përfshirë në kërkimet për arrestimin e tij ndër vite.

Të ngjashme