Në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje është arrestuar në Morinë.

Sipas asaj që bën të ditur policia ndaj 48-vjeçarit është caktuar masa “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në muajin Maj 2024, në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Policia e Beratit, është ushtruar kontroll në banesën e personit A. H., në Tiranë, ku janë gjetur një sasi kokaine dhe një sasi municioni luftarak.


Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga DVP Tiranë.

“I shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, kapet në hyrje, 48-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Berat dhe DVP Tiranë, kanë kapur shtetasin A. H., 48 vjeç.  

Nga verifikimet, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në muajin maj 2024, në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Policia e Beratit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. H., në Tiranë, ku janë gjetur një sasi kokaine dhe një sasi municioni luftarak. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga DVP Tiranë”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com