01/02/2023

Në episodin e sotëm të spektaklit “Zemër Luana”, me autore dhe moderatore Luana Vjollcën, e ftuar ishte edhe këngërarja Semi Jaupaj, e cila çfarë nuk zbuloi, të thëna e të pathëna.

Këtë herë në sfidën e fundit, të ftuarit ishin të vendosur poshtë “gojës së luanit” në sfidën “Në gojë të luanit hedhim halle”, një lojë ku të pranishmëve u bëhën pyetje e nëse refuzojnë të përgjigjen u hidhen gjëra të ndryshme mbi kokë nga “goja e luanit”.

Këtë herë ishte radha e Semit për t’u shprehur, e cila nuk hezitoi të përgjigjej dhe mos të lagej nga goja e “luanit”.

Pyetja për Semin ishte kjo:

Semi, pyetja për ty ishte tjetër, por meqenëse përgjigjen e asaj pyetjeje e morëm gjatë sfidës së sekreteve, u detyruam të të pyesim për dy nga miqte e tu që vendose të mos flasësh! Vetëm një koment i joti ka bërë lëmsh të gjithë rrjetin, duke aluduar se çifti Bora & Donaldi janë drejt martesës, në “Zemër Luana” duam të dimë nëse vërtet “emoji” i nuses ndaj Borës zbulon se ata do të martohen apo jo? Përgjigju me valle, ose lahu në halle…”

Semi nuk refuzoi të përgjigjej madje ajo tregoi që kështu e quan shoqen e saj, “nuse” me përkëdheli dhe “Jo, nuk do të ketë një dasmë së shpejti”, u shpreh ajo.