4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Ndryshon harta e lëvizjes për makinat në Tiranë, rrugët që duhet të ndiqni

Ndryshon harat e lëvizjes së automjeteve në Tiranë. Nga mëngjesi i kësaj të diele do të hapet për qarkullimin e automjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta. Njoftimi është bërë nga autoriteti Rrugor Shqiptar në faqen e saj zyrtare.

Në njoftim thuhet se makinat që do të vijnë nga autostrada Tiranë-Durrës do të devijojnë pas daljes nga galeria 5 duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2

Njoftimi i ARRSH

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com