17.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Ndryshimet klimatike, Balluku në ministerialin e BE-SHBA

Reduktimi i dëmit që po shkaktojnë ndryshimet klimatike, ishin në qendër të diskutimeve në Ministerialin e Bashkëpunimit Transatlantik të Energjisë dhe Klimës të zhvilluar në Poloni. E pranishme në aktivitetin e organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, ishte edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në fjalën e saj, ministrja Balluku ndau me të pranishmit eksperiencën e Shqipërisë për diversifikimin e burimeve të rinovueshme dhe sigurinë energjetike. Ajo tha se gjatë këtij ministeriali u diskutua për bashkëpunimin strategjik mes vendeve evropiane dhe SHBA, për masat e menjëhershme dhe afatgjata që duhen ndërmarrë për zvogëlimin e dëmit që shkakton ndryshimi klimatik një pjesë e konsiderueshme e mënyrave të prodhimit të energjisë.

Kjo nismë u krijua si një mundësi për rritjen e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore për sigurinë e energjisë dhe kalimin në ekonomi të pastra, neutrale ndaj karbonit.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com