15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Ndryshime në Qeveri, kush janë zëvendësministrat e rinj të Ramës

Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin në detyrë të 3 zëvendësministrave të rinj.

Në kabinetin e Ministrisë së Turizmit, shtohet zëvendësministrja e re Vilma Bello, që vjen nga radhët e Partisë Socialiste. Pas emërimit të saj, flitet se në krye do të vendoset te Agjensia e Zhvillimit të Turizmit edhe Ori Kuçi, por nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nga ana tjetër, te Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimi rural është emëruar zëvendësministër Enio Civici, që vjen nga bota e medias. Lëvizje ka pasur edhe te ministria e Shëndetësisë ku është liruar nga detyra zëvendësministrja Bardhylka Kospiri dhe në vend të saj është emëruar Denada Seferi.

Këto vendime janë marrë pasditen e kësaj të enjtje, me firmë të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com