17.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Ndihmoni Kosta Grillon! Gazetari i Sportit, në gjendje të rëndë!

Gjendja shëndetësore e komentatorit të njohur sportiv Kostandin Grillo, pas infektimit me koronavirus është rënduar edhe më shumë, teksa ndodhet i shtruar në një nga spitalet e Turqisë.

Kolegu i tij, gazetari Ervin Petraq Baku me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se Grillo ka nevojë për ndihmë, pasi duhet t’i nënshtrohet një trajtimi të ri i cili është i kushtueshëm dhe familja e komentatorit e ka të pamundur ta përballojë.

“Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk. JU LUTEM, ta ndihmojmë vëllain tonë KOSTA GRILLO!”, shkruan gazetar Baku.

Postimi i plote i Bakut:

THIRRJE URGJENTE!!!

Vëllai jonë KOSTA GRILLO ka shumë nevojë për ndihmën tuaj!!! Situata është kritike dhe do të aplikohet një trajtim i ri (stem cell) për ta kthyer vëllain tonë mes nesh.

Mikrofoni i sportit po pret me padurim padronin e tij!

Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk.

JU LUTEM, ta ndihmojmë vëllain tonë KOSTA GRILLO!

Sipas mundësisë tuaj, jepni një kontribut financiar në këtë llogari:

Llogaria është në emër të:

LEDIA GRILLO KASEM

Raiffeissen Bank

Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318

Çdo minutë vlen!!!

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com