12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Ndeshje ‘jetë a vdekje’ në Champions, Pioli: Do të përdorim gjithçka për ta mundur Liverpool-in

“Duket si ndeshja në Bergamo, kur siguruam kualifikimin në Ligën e Kampionëve, në fund të kampionatit të kaluar. Kemi luajtur të tjera ndeshje që janë kaq delikate dhe të rëndësishme, jam i sigurt se do të luajmë edhe në vazhdim. Është shumë e rëndësishme, e kemi përgatitur duelin me Liverpool deri në detajin më të vogël, edhe pse në një kohë të shkurtër. Ne e njohim mirë kundërshtarin e nesërm”.

Stefano Pioli ngarkon atmosferën në konferencën për shtyp, në kuadër të ndeshjes Milan-Liverpool, ku vendësit do të luajnë për gjithçka ose asgjë. Vlen vetëm fitorja për kalimin në 16-she të këtij kompeticioni elitar të klubeve në Europë.

Lidhur me strategjinë e lojës, trajneri i “Djallit” shtoi: “Nuk do të jetë vetëm Ibra, ai që do të luajë përpara. Do të duhet të jemi të paparashikueshëm, kemi mësuar shumë nga ndeshja e parë, e dimë mirë intensitetin dhe shpejtësinë e Liverpool-it.

Jemi mirë fizikisht dhe psikologjikisht, do të kemi mbështetjen e tifozëve tanë. Po punojmë për lëndimet, kjo bën ndryshimin. Është e qartë se të luash shumë është një shkak dëmtimesh, por vlen për të gjithë, duhet të jemi më të kujdesshëm”.

Ballafaqimi i nesërm po përgatitet duke pasur parasysh ndeshjen e parë në “Anfield”. Pioli shton: “Në ndeshjen e parë kemi vuajtur presionin e kundërshtarit, kemi lëvizur pak pa top. Ata do të na sulmojnë, por tashmë kemi njohuri për hapësirat dhe pozicionet, si ta kapërcejmë presionin e parë.

Nëse ia dalim, hapësirat do të krijohen për të nxjerrë në pah cilësitë tona. Krunic si 9 fals? Mund të jetë një zgjidhje, duhet të kemi shumë lojtarë ofensivë, nuk ka rëndësi një referencë fikse. Krunic, Diaz, Messias dinë të lëvizin në hapësira, do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë.

Si trajner kam bindje për dy gjëra: ne jemi të fortë, edhe ata janë shumë të fortë. Ne duam të konkurrojmë me ta dhe të përpiqemi të fitojmë. Fitorja duhet të kalojë përmes sakrificës, vendosmërisë dhe qartësisë taktike e teknike.

Nëse shkojmë në ‘Europa League’? Mendojmë vetëm për të nesërmen. Duam të jemi konkurrues në Evropë, nëse e bëjmë në Champions do të jemi të lumtur, nëse jo do ta bëjmë në Ligën e Evropës”.

A varet qëndrueshmëria e mbrojtjes së Milanit nga prania apo jo e Tomorit? Trajneri përgjigjet: “Ai është shumë i fortë, ka karakteristika unike. Nuk ishte në Madrid dhe ne fituam 1-0, individët bëjnë diferencën, por më pas skuadra fiton”.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com