Ndeshja e sotme vendimtare ndaj Ukrainës për fatet e Euro2024, Spalletti humb edhe mesfushorin kryesor

 Ndeshja e sotme vendimtare ndaj Ukrainës për fatet e Euro2024, Spalletti humb edhe mesfushorin kryesor

Italia do të luajë sonte në mbrëmje ndaj Ukrainës, një sfidë vendimtare për fatet e kualifikimit në Euro2024, ku për axurrët vlen vetëm fitorja. Në rast të një rezultati tjetër, axurrët do të komplikonin në maksimum kualifikimin.

Mesfushori italian i Newcastle, Sandro Tonali, nuk do të luajë mbrëmjen e sotme për kombëtaren “azzurre”. Ai është dëmtuar gjatë seancës së sotme dhe nuk është grumbulluar nga trajneri Luciano Spalletti. Një mungesë e rëndësishme për kombëtaren italiane.

Mediat italiane konfirmojnë se Tonali sot do të jetë në tribunë për të parë ndeshjen dhe nuk do të kthehet menjëherë për në Angli. Lojtari do të kryejë nesër disa vizita në një klinikë mjekësore në Milano për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Newcastle është njoftuar për këtë dëmtim dhe pret lajme nga mesfushori, por ka gjasa që Tonali të mos jetë në fushë në ndeshjen e radhës në Premier League. Jo vetëm kaq, por Tonali mund të mos luajë edhe pas një jave në ndeshjen që Newcastle do të zhvillojë ndaj Milan në “San Siro”, ish-skuadrës së tij, në Champions League.

()

tiranaweb.al


Të ngjashme