17.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Ndërkohë që Fjolla është në burg, Fisniku infektohet me variantin Delta

Bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla ka njoftuar në rrjetet sociale se është infektuar me variantin Delta.

Ai ka treguar se është në gjendje të mirë sepse është vaksinuar dhe i porosit të gjithë që të vaksinohen sa më parë sepse është zgjidhja e vetme për të mposhtur këtë virus.

“Të dashur miq, unë edhe pse jam i vaksinuar, jam infektuar me virusin Covid-19, variantin Delta. Nuk po ndihme edhe aq mirë, por sigurisht po të mos isha i vaksinuar do të isha edhe shumë më keq. Porosia ime për të gjithë:

Ju lutem vaksinohuni me parë, sepse është e vetmja zgjidhje për të mposhtur këtë virus”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se bashkëshortja e tij Fjolla Morina ndodhet në burg pasi u kap nga autoritetet në 19 Korrik në Prishtinë. Këngëtarja është dënuar me 6 vite burg në mungesë për veprën penale “trafikim armësh”.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com