Ndahet nga jeta ish-Presidenti grek, në 2013 zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri

Është shuar në moshën 92-vjeçare ish-Presidenti grek Karolos Papulias. Papulias shërbeu në dy mandate si kreu i shtetit në Greqi nga 2005 deri në 2015.
Ai ka qenë më parë anëtar i PASOK-ut, Partisë Socialiste në shtetin fqinj, dhe pati një karrierë të gjatë politike ku përveç postit të Presidentit të Republikës dhe ka mbajtur detyra në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes.
Ai ka shërbyer edhe si deputet i qarkut të Janinës për 26 vjet.

Në mesazhin e saj për paraardhësin Papulias, Presidentja aktuale e Greqisë shkruante se “pjesëmarrja në Rezistencën Kombëtare dhe përpjekjet e tij kundër Juntës përcaktuan rrugëtimin e tij, duke reflektuar angazhimin vazhdueshëm ndaj idealeve të lirisë dhe drejtësisë që ai mbronte vazhdimisht”.
Në Nëntor të vitit 2013 Karolos Papulias zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë ku në një ceremoni të posaçme ju dorëzua dhe titulli “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”.