20/03/2023

A ishte vendimi i duhur ai i Bashës për përjashtimin e Berishës?

I ftuar në “Ora e Betit” Julian Deda, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së argumenton: “Basha nuk e bën për herë të parë që merr vendime në minutën e fundit. Nuk e ka bërë vetëm me doktorin e bën dhe dhe për veprime krejt të zakonshme. Besoj se ka një hile prapa.”

Nazarko e quan vendim të saktë dhe të drejtë vendimin e Bashës por paralajmëron se nëse Basha e Berisha nuk e zgjidhin me njëri tjetrin atëherë PD rrezikon të ketë skenën e KPD-së së famshme të dhjetorit 2001

Shpëtim Nazarko: Vendimi i Bashës ishte më i drejti për ta marrë vetë përsipër pasi “nëse do e çonte në forume nuk do dihej fati i përplasjes. Nëse do fitonte Berisha partia do çahej në dysh. Goditej PD. Nëse do të fitonte Basha, prapë do të ishim, siç do ishim me historitë e Nanos të projektuara në KPD . Edhe nëse do fitonte Berisha do të ishte një çarje e PD-së. Më e mira duhej të ishte ta zgjidhnin me njëri tjetrin këta të dy. Berisha duhej të evitonte këto histori duke ditur pasoja.”