Si çdo vit, edhe këtë Fiter Bajram besimtarët myslimanë në Tiranë do të falen në sheshin “Skënderbej” në qendër të kryeqytetit.
Xhamia e madhe e Namazgjasë nuk do të jetë gati, ndonëse është drejt përfundimit dhe ndonëse është premtuar prej disa vitesh se do të përfundojë.
Përmes një video mesazhi shpërndarë në rrjetet sociale, kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu uroi stabilitet dhe përfundim të konflikteve të nisura.
Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami janë festat më të rëndësishme në kalendarin islam.