15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Murrizi del me propozim ekstrem: Të ikë edhe Berisha edhe Basha, nuk do qajnë demokratët. Ja zgjidhjet e vetme në tryezë

Myslim Murrizi nuk do të jetë pjesë e lësaj legjislature të re që nis në datën 10 shtator 2021.

Teksa sot ai foli për klimën politike, sjelljen e opozitës dhe rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit, Murrizi bëri propozimin ekstrem duke thënë se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të kthehet të marrë drejtimin e PD-së dhe Lulzim Basha duhet t’i hapë rrugën.

Murrizi shtoi se nëse Berisha nuk e bën këtë lëvizje sëbashku me Bashën duhet të largohet dhe t’i hapin rrugën një lidershipi të ri, i cili sipas tij ndoshta nuk do ta bëjë mirë punën në dy apo tre muajt e parë, por që më vonë do ia marrë dorën.

Murrizi:Siç ka nisur ky Kuvend me pesë dorëheqje unë shoh se do të ketë edhe të tjera. Ndryshe nga se na u paraqit në fushatë si elitar është Kuvend që ka probleme, ka reklamuar inkriminimin e tij ende pa filluar në datën 10. Nga informacionet që kam unë nga data 11 prill në 25 prill në bankat e nivelit të dytë janë lëvizur mbi 134 milionë euro.

Më shumë sesa ndjesa për djegien e mandateve kam përshtypjen se Bashën e shqetëson një problem edhe më i madh, raporti që duhet të vendosë me PD personal dhe me Berishën në raport me PD.

Murrizi: Ky nuk është problem, por hall. Halli është më i madh se problemi. Basha nuk shoh se ka zgjidhje përveçse ikjes nga PE. Berisha ka dy opsione o të ikë vetë nga grupi parlamentar dhe të rrijë 4 vite deputet, ose të kthehet dhe të marrë PD-në dhe të jetë kryetar i saj dhe të bëjë betejën në 2023.

Humbjen e Bashës e lidh me humbjen e reputacionit të SHBA. Basha është fije jonxhe, nuk e mbron dot nga plumbat e SHBA-së, por as nga llastiqet. Mos të fshihet pas gishtit duhet të kthehet drejtpërdrejtë,e të luajë fortë e të thotë unë jam këtu. Të dali të marrë PD, të votohet te anëtarësia e partisë, Luli të hapi rrugën dhe të ikë.

Duam apo nuk duam 25 prilli ishte një provë. Nuk do qajnë demokratët pas ikjes së tyre. E ftoj Berishën të kthehet drejtpërdrejtë dhe të ojë PD-në në fitore.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com