8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

“Mural Fest”, projekti që i dhuron ngjyra Tiranës

Fasadat e pallateve më të larta, duke filluar nga qendra, por edhe në zonat me periferike janë mbuluar me vizatime që kanë në qendër figurën e gruas, duke personifikuar Tiranën  dhe ndryshimet e saj në këto 100 vite kryeqytet.  Kuratori  i “mural fest” dhe piktori i mirënjohur Helidon Haliti thotë se është një nga projektet më atraktivë të rinisë së sotme, sepse e gjithë bota ka nevojë për shumë ngjyrë.

Keto janë tre pikturat e para që i kanë dhënë jetë, mureve të Tiranës, si pjesë e projektit të ‘Mural Fest’, ku janë pjesë 20 piktor të mirënjohur nga shtete të ndryshme. Aktualisht është duke u bërë murali i katërt në afërsi të stadiumit Dinamo.

Kuratori i këtij festivali, piktori Helidon Haliti, jep detajet e 10 pikturave shumëngjyrëshe, që do ti shtohen fasadave të Tiranës, kryesisht të përqendruara në zonën e Komunës së Parisit, por jo vetëm.

Qëllimi i organizatorëve është edhe përcjellja e mesazheve sociale nëpërmjet këtyre veprave të artit. Sipas Halitit, “Mural Fest” vjen si një nevojë e qytetit dhe një vullnet i mirë për të lënë një ekspozitë në qiell të hapur për qytetin e Tiranës.

Në këtë edicion të tretë, i cili do të mbyllet më datën 30 Shtator, marrin pjesë artistë vendas dhe të huaj nga Gjermania, Greqia, Spanja, Indonezia, Serbia, Italia.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com