MTV Music Award 2023: Lista e plotë e fituesve

SHBA
Mbrëmjen e djeshme është mbajtur MTV Video Music Awards 2023. Taylor Swift ishte mbretëresha e mbrëmjes me 11 nominime, duke përfshirë ‘Artisten e vitit’, ‘Videon e vitit’ dhe ‘Këngën e vitit’ për këngën e saj hit të vitit 2022 “Anti-Hero”. Ajo fitoi nëntë çmime nga kategoritë në të cilat u nominua.
Shakira mori çmimin “Video Vanguard Award”. Demi Lovato, Shakira, Olivia Rodrigo, Cardi B me Megan Thee Stallion, Diddy, Lil Wayne, Doja Cat dhe Fall Out Boy, ndër të tjera, të gjithë performuan gjatë ceremonisë.

Më poshtë lista e plotë e fituesve:
Videoja e vitit
Taylor Swift – “Anti-Hero”
Artistja e vitit
Taylor Swift
Kënga e vitit
Taylor Swift – “Anti-Hero”
‘Push’ performanca e vitit
Aprill 2023: Tomorrow X Together “Sugar Rush Ride”
Bashkëpunimi më i mirë
Karol G, Shakira – “TQG”
Kënga pop më e mirë
Taylor Swift – “Anti-Hero”
Kënga më e mirë Hip-Hop
Nicki Minaj – “Super Freaky Girl”
Kënga më e mirë R&B
SZA – “Shirt”
Kënga më e mirë rock
Måneskin – “The Loneliest”
Kënga më e mirë latine
Anitta – “Funk Rave”
Kënga më e mirë AFROBEAT
Rema & Selena Gomez – “Calm Down”
Kënga më e mirë K-POP
Stray Kids – “S-Class”