12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Moti i keq! Policia “blindon” rrugët, makina inteligjente kap qindra shoferë

Moti i keq ka bërë që policia të shtojë patrullimet në të gjitha akset rrugore duke përdorur mjetet e paloguara, kamerat, aparatet fotografikë dhe makinën inteligjente.

Për gjatë 24 orëve të fundit makina inteligjente ka monitoruar qarkullimin rrugor akset nacionale Milot – Morinë, Durrës – Fier – Vlorë ndërsa gjatë pasdites së sotme aksin rrugor Elbasan – Tiranë dhe në mbrëmje në rrugën e Teg-ut.

Policia bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor 678 drejtues mjetesh.

“Janë ndëshkuar me masë administrative përgjatë 24 orëve të fundit nga Morina në Vlorë e nga Elbasani në Teg, 678 drejtues mjetesh pasi janë evidentuar nga makina inteligjente duke qarkulluar me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Nga këta, 123 drejtues mjetesh janë evidentuar në shkelje të dyfishtë për shpejtësi e përdorim të celularit, 109 drejtues për shpejtësi e mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 91 drejtues në shkelje të trefishtë: shpejtësi, celular e mungesë të rripit të sigurimit”, njofton policia.

Policia apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com