Lufta në Ukrainë ka mbërritur në ditën e 81-të. Kievi pretendon se rusët në Mariupol hodhën bomba fosfori në fabrikën e çelikut Azovstal, ndërsa ndërmjetësi rus Medinsky përjashton negociatat për evakuimin duke thënë se ushtarët e bllokuar janë kriminelë lufte.
Ankaraja ofroi një anije për të plagosurit e fabrikën e çelikut në Azovstal, Mariopol. Rusët po tërhiqen nga rajoni i Kharkiv në veri, duke kërkuar të sigurojnë “kontrollin e plotë” të Donetskut, Luganskut dhe Khersonit. Zelensky nënshkroi një ligj që ndalon partitë pro-ruse dhe, duke u takuar me një delegacion senator amerikan bën thirrje që Rusia të shpallet “shtet terrorist”. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken thotë se në vizitën e tij në Berlin do të takojë ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s.
Ndërkohë Finlanda ka vendosur të aplikojë për anëtarësimin në NATO. ‘Kjo është një ditë historike,’ njoftoi Presidenti Sauli Niinisto në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren Sanna Marin. Finlanda, “po hyn në një epokë të re”, tha ai.
Edhe Suedia ka bërë kërkesë për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se Ukraina mund ta fitojë këtë luftë dhe NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë.
“Rusia nuk po i arrin qëllimet strategjike që i ka vendosur vetes”, tha Stoltenberg.
Nga ana tjetër, fitorja e Ukrainës në Eurovision u ngarkua me mesazhe politike, nga ku presidenti Volodymir Zelensky premtoi se do të bëjë gjithçka për të pritur festivalin në Mariuopol vitin e ardhshëm. Këngëtari i grupit tha se si do të rikthehet në Ukrainë për t’iu bashkuar forcave ukrainase.